Është ashpërsuar përplasja mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, dhe fermerit nga Istogu, Tafë Çeku, lidhur me zhvillimet rreth qumështores “VITA”.
Pas publikimit nga Çeku të një raporti policor për një rast me substanca narkotike ku përmendet vajza e Matoshit, deputetja ka reaguar ashpër ndaj fermerit.
Ajo e ka akuzuar Çekun se po sulmon një fëmijë për shkak të një gabimi dhe e ka quajtur atë “të paguar”, “të shitur” dhe “kriminel”.
Përplasja mes tyre ka nisur pas deklaratave të ndërsjella lidhur me situatën rreth fabrikës së qumështit “VITA” në Istog.




