Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim eurodeputetin Riho Terras, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Gjini theksoi rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve, duke vlerësuar se integrimi në NATO dhe Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik për Kosovën.
Ai u shpreh kritik ndaj situatës politike në vend, duke thënë se vonesat në krijimin e institucioneve po ndikojnë negativisht në proceset integruese, ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Në fund të takimit, ai falënderoi Terras për angazhimin e tij në mbështetje të avancimit të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.




