Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar pamje nga aktivitetet e organizuara në vend për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan festimeve, duke vlerësuar atmosferën e krijuar gjatë aktiviteteve.
“Faleminderit, Kosovë, që festove me ne”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane, e cila ka ndarë momente nga shënimi i këtij përvjetori në qytete të ndryshme të vendit.





