Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë zhvilluar takim me kryesuesit e institucioneve të drejtësisë.
Në takim kanë marrë pjesë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi.
Haxhiu ka bërë të ditur se diskutimet janë përqendruar në zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, reformat në sistemin gjyqësor dhe masat për forcimin e sundimit të ligjit.
Sipas saj, bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë profesional, të pavarur dhe të besueshëm.




