Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Gllarevë të Klinës, ku një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia bëri të ditur se fillimisht rasti ishte raportuar si aksident trafiku, por pas verifikimeve u konstatua se bëhej fjalë për vetaksident. Sipas autoriteteve, i lënduari nuk ka pësuar lëndime serioze.
Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e rastit.




