Një 46-vjeçar me shtetësi të Kosovës ka dalë para Gjykatës Penale në Vevey të Zvicrës, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij 38-vjeçare në maj të vitit 2023.
Sipas Prokurorisë zvicerane, ai dyshohet se e sulmoi me disa goditje me thikë, nuk i ofroi ndihmë pas plagosjes dhe u largua nga banesa me vajzën e tyre të vogël. Nëse shpallet fajtor për vrasje të rëndë, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
I akuzuari ka mohuar një pjesë të akuzave, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vazhdojë me paraqitjen e argumenteve përfundimtare të palëve.




