Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se asnjë vend kandidat nuk ka marrë garanci se gjatë procesit të anëtarësimit nuk do të përballet me mosmarrëveshje të reja dypalëshe.
Ajo theksoi se përmbushja e detyrimeve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për avancimin drejt BE-së, ndërsa njoftoi se Komisioni Evropian do të prezantojë këtë vjeshtë forma të reja për afrimin e vendeve kandidate me Bashkimin Evropian. 🇪🇺




