Martesa shtatëvjeçare e aktores turke Deniz Baysal dhe muzikantit Barış Yurtçu, vokalist i grupit “Kolpa”, është përfshirë nga zërat për një krizë të mundshme.
Sipas mediave turke të magazinës, problemet mes çiftit dyshohet se kanë nisur për shkak të angazhimeve të shumta profesionale dhe ritmit të lartë të punës. Dyshimet u shtuan pasi ata, të martuar që nga viti 2019 dhe të konsideruar për një kohë si një nga çiftet më të pëlqyera në Turqi, prej kohësh nuk janë parë së bashku në publik apo në rrjetet sociale.
Mungesa e Barış Yurtçu në një organizim të rëndësishëm ku morën pjesë familjarë dhe miq të afërt të aktores ka nxitur më tej aludimet se çifti mund të jetë larguar nga njëri-tjetri.
Këto dyshime u përforcuan edhe pas një postimi të Yurtçu në rrjetet sociale, ku ai publikoi një mesazh për zhgënjimin në dashuri. Fansat dhe mediat e interpretuan atë si një mesazh të drejtuar ndaj aktores.
Ndërkohë, mediat turke kanë rikujtuar edhe diskutimet e mëparshme të çiftit për zgjerimin e familjes. Në intervista të përbashkëta, Barış kishte treguar se dëshironte të bëhej baba, ndërsa Deniz ishte shprehur se nuk ndihej ende gati për këtë hap.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti apo përfaqësuesit e tyre lidhur me ndonjë ndarje apo procedurë divorci.




