Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin dhe angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo ka vlerësuar lidhjet e afërta mes dy vendeve, të ndërtuara edhe përmes komunitetit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.




