Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes rrjeteve sociale.
Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 9 nëntor 2025, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 7 korrik 2026.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




