Ndeshja mes 🇮🇸Islandës dhe 🇦🇹Austrisë, që zhvillohet sot nga ora 16:00, është e para prej shumë që Genc Bujupi dhe Getoar Bujupi do të drejtojnë në Kampionatin Evropian për hendbollistët deri në 20 vjet.
Evropiani i Divizionit A mbahet në Rumani, ndërsa dyshja kosovare e gjyqtarëve të hendbollit është deleguar nga EHF-ja për këtë ngjarje të madhe dhe të rëndësishme.
Është ky suksesi i radhës për gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Dyshja Bujupi tashmë ka përvojë të vlefshme në skenën evropiane dhe delegimi në Evropianin U20 dëshmon respektin që ata kanë fituar në EHF.
Evropiani fillon sot, ndërsa përfundon më 19 korrik. Paraqiten 24 kombëtaret më të mira të kontinentit.




