Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aksionit ndërkombëtar “JAD Global Chain 2026”, janë arrestuar 15 persona dhe janë mbyllur 19 lokale e qendra masazhi për shkelje administrative.
Gjatë operacionit, të zhvilluar në bashkëpunim me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in, janë kontrolluar dhjetëra lokale dhe qendra masazhi, por nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit me njerëz.
Policia ka evidentuar raste të lëmoshës me fëmijë dhe raste të kundërvajtjes për prostitucion, ndërsa ndaj disa personave janë ndërmarrë procedura ligjore.
Në aksion morën pjesë edhe institucione të tjera, përfshirë ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.




