Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas dëmtimit të Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, duke e cilësuar si akt të papranueshëm dhe sulm ndaj kujtesës historike të Kosovës.
Ai ka thënë se memorialet e dëshmorëve dhe heronjve nuk janë vetëm objekte, por simbol i sakrificës dhe lirisë së vendit.
Hoti ka kërkuar që autorët të identifikohen dhe të përballen me pasojat ligjore, duke theksuar se ndaj rasteve të tilla nuk duhet të ketë tolerancë apo heshtje.




