Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur një delegacion amerikan, me të cilin ka diskutuar për sundimin e ligjit, reformat në drejtësi dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gërvalla ka theksuar se një sistem drejtësie efikas dhe i besueshëm është thelbësor për rritjen e sigurisë juridike për qytetarët, bizneset dhe investitorët.
Ajo ka përmendur si prioritete luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e transparencës dhe forcimin e institucioneve.
Sipas saj, Kosova ka potencial për partneritete dhe investime afatgjata përmes fuqisë punëtore, orientimit euroatlantik dhe reformave institucionale.




