Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka anuluar tenderin në vlerë prej 6 milionë e 784 mijë eurosh për ndërrimin e gypave të kondensatorit në njësitë B1 dhe B2.
Tenderi, i ndarë në dy lote, është anuluar për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme, pasi ofertat e pranuara kanë tejkaluar vlerën e parashikuar.
KEK ka bërë të ditur se anulimi është kryer në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik. Për këtë aktivitet ishin pranuar katër oferta.
Njoftimi për tenderin ishte publikuar në prill, ndërsa punimet për njësinë B1 ishin planifikuar gjatë muajve qershor-shtator, kurse ato për B2 gjatë periudhës maj-tetor të vitit të ardhshëm./indeksonline/




