Mbi 10 delegatë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë tërhequr nënshkrimet e tyre nga iniciativa për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohej mundësia e votëbesimit ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve brenda LDK-së, nisma e nisur javën e kaluar kishte për qëllim futjen në rend dite të kërkesës për shkarkimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.
Statuti i LDK-së parasheh se një e treta e delegatëve mund të kërkojë shqyrtimin e çështjes së votëbesimit, por kjo nuk nënkupton shkarkim automatik të kryetarit.
Kuvendi i LDK-së përbëhet nga 355 delegatë, ndërsa për inicimin e procedurës nevojiten së paku 119 nënshkrime./EO/




