Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.
Konjufca ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në kuadër të integrimit evropian.
Ai e ka falënderuar ambasadorin Cuvelier për angazhimin e tij gjatë mandatit diplomatik dhe kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.




