Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësim për përhapjen e përdorimit të substancave narkotike në Kosovë, duke pretenduar se kjo çështje ka prekur edhe nivele të larta institucionale.
“Mendoj që kjo temë i ka prekë edhe nivelet e larta të institucioneve të Kosovës. I ka prekë përdorimi dhe jam i shqetësuar për vendimet që i marrin për njerëzit e Kosovës”, ka thënë Ramadani në emisionin “Frontal” në T7.
Ai nuk ka dhënë detaje apo emra konkretë lidhur me pretendimet e tij.




