Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 27 gradë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për zhvillimin e korrje-shirjeve të grurit. Megjithatë, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, pasi reshjet e fundit nuk kanë qenë të mjaftueshme për nevojat ujore të bimëve.
Edhe kushtet biometeorologjike pritet të jenë të favorshme për shumicën e qytetarëve, ndërsa këshillohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve me rrezatim më të lartë UV.




