Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta do të shitet deri në 1.44 euro për litër, benzina deri në 1.37 euro, ndërsa gasi deri në 0.61 euro për litër.
Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




