Mërgimtarët kanë nisur të vijnë në Kosovë për pushimet verore, ndërsa në pikat kufitare nuk është shënuar fluks i madh.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta. Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ku qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta.




