Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin italian për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Edmondo Cirielli.
Takimi është mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa nuk janë bërë të ditura temat që janë diskutuar mes palëve.




