Shkuri Buja nga PDK ka komentuar shtyrjen e vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara, duke thënë se ajo është në përputhje me rregullativën e kësaj gjykate.
Buja e cilësoi Gjykatën Speciale si institucion me karakter politik dhe tha se, sipas bindjes së tij, edhe verdikti përfundimtar do të ndikohet nga zhvillimet politike. Ai u shpreh skeptik për një vendim lirues, ndonëse theksoi se beson në pafajësinë e ish-bashkëluftëtarëve të tij.




