Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se palët janë pajtuar të vazhdojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje për bllokadën institucionale.
Abdixhiku tha se diskutuan për stabilitetin institucional të Kosovës dhe për shmangien e zgjedhjeve të katërta brenda një periudhe të shkurtër kohore.
“U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim drejt një zgjidhjeje”, deklaroi Abdixhiku.




