Postimi i fundit i Encës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, pas fotove ku këngëtarja dukej pranë reperit amerikan Kanye West.
“Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë”, shkroi Enca, duke nxitur menjëherë aludime nga ndjekësit e saj.
Megjithatë, fotot nuk ishin krijuar me inteligjencë artificiale dhe as nuk tregonin një takim real me artistin amerikan. Imazhet janë realizuar vite më parë në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër, ku ndodhet një statujë prej dylli e Kanye West.
Me këtë postim humoristik, Enca ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut, duke e lidhur momentin me ardhjen e reperit në Tiranë.





