Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet përgjatë Vijës Administrative të Kufirit në zonën e tyre të përgjegjësisë.
Këto aktivitete synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për situatën në terren, mbështetjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, si dhe monitorimin e zhvillimeve në mjedisin operacional.
KFOR ka theksuar se përmes këtyre angazhimeve vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente.




