Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës së tij në Podujevë gjatë fushatës së korrje-shirjeve.
Muharremi tha se fermerët kanë nevojë për subvencione dhe mbështetje në kohën e duhur, për t’i përballuar shpenzimet për punën bujqësore, si nafta, plehrat dhe pagesat për punëtorët.
Sipas tij, vonesa e subvencioneve mund të ndikojë në uljen e rendimenteve dhe rritjen e çmimeve në treg.
“Fermerëve u duhen ndihmat në fillim të sezonës, jo vetëm foto në ara kur sezona po përfundon”, ka shkruar Muharremi.




