Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sistemin arsimor në Kosovë, duke thënë se kërkesat e sindikatës për takim me ministrin e Arsimit, Hajrrulla Çeku, kanë mbetur pa përgjigje.
Jasharaj ka deklaruar se qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjeve kryesore në arsim, përfshirë tekstet shkollore, kontratën kolektive dhe kushtet e punës për mësimdhënësit.
Ai ka kritikuar infrastrukturën dhe nivelin e digjitalizimit në shkolla, duke thënë se shumë prej tyre ende nuk janë përshtatur me standardet moderne.
“Shkollat tona, shumica prej tyre nuk i ngjajnë shekullit XXI, sepse ende punohet me shkumës e shpuza dhe nuk është bërë shumë në digjitalizimin e shkollave”, ka deklaruar Jasharaj.




