Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Mitrovicën e Jugut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se Policia është njoftuar rreth orës 08:20.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e personit.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.




