Ekonomistët paralajmërojnë se një cikël i fuqishëm “Super El Niño” gjatë viteve 2026–2027 mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të çmimeve globale të ushqimeve, me efektet që mund të zgjasin deri në vitin 2028.
Sipas raportimit të The Guardian, fenomeni klimatik, i kombinuar me tensionet gjeopolitike dhe luftën në Iran, pritet të ushtrojë presion të madh mbi zinxhirët globalë të furnizimit me ushqime.
Shkencëtarët vlerësojnë se El Niño i këtij cikli ka gjasa të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, duke shkaktuar valë të nxehti, thatësira dhe përmbytje që mund të dëmtojnë prodhimin bujqësor në shumë vende të botës.
Analistët e Goldman Sachs parashikojnë se çmimet globale të produkteve ushqimore mund të rriten me 15.8%, ndërsa në eurozonë ushqimet mund të shtrenjtohen mesatarisht me 1.3%.
Ekspertët theksojnë se ndikimi i plotë nuk do të ndihet menjëherë, pasi efektet e motit ekstrem në prodhim dhe furnizim pritet të reflektohen gradualisht, duke u bërë më të dukshme në gjysmën e dytë të vitit 2028.




