Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë.
Falë veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të cilët dyshohen për përfshirje në këto raste.
Të arrestuarit janë:
F.A., mashkull, 18 vjeç,
L.K., mashkull, 19 vjeç,
F.K., mashkull, 19 vjeç,
F.A, mashkull.18 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar.




