Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me fokus në avancimin e aftësive për operacione nënujore, sigurinë gjatë zhytjes, teknikat moderne dhe misionet e kërkim-shpëtimit.
Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e operacioneve të specializuara dhe ndërhyrjeve në raste të kërkim-shpëtimit.




