Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se të hyrat tatimore kanë vazhduar me rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga ATK-ja, nga janari deri në qershor janë realizuar 595.6 milionë euro të hyra tatimore, që paraqet një rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kontributet pensionale kanë arritur vlerën prej 198.8 milionë eurosh.
ATK ka vlerësuar se këto rezultate tregojnë për një trend pozitiv në mbledhjen e të hyrave dhe përmirësimin e performancës fiskale.




