Ana dhe Kevini kanë ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti i njohur nga edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” ka bërë të ditur përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqet e lumtur në një ambient natyror, ndërsa ndanë emocionet për këtë kapitull të ri të jetës së tyre.
Lidhja e Anës dhe Kevinit nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit.
Tash, çifti po përgatitet për rolin e ri si prindër, ndërsa urimet nga ndjekësit dhe miqtë e tyre kanë qenë të shumta.





