Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur bilancin e aktiviteteve në trafik për periudhën 6-12 korrik 2026.
Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1 mijë e 511 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 43 patentë shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda në komunikacion.
Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 42 aksidente, prej të cilave 23 me lëndime, ku janë lënduar 31 persona, dhe 19 me dëme materiale.
Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit.




