Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, në një proces që pritet të jetë një provë e rëndësishme për kryeministrin Benjamin Netanyahu pas zhvillimeve të fundit në vend dhe luftës në Gaza.
Knesset ka bërë të ditur se mandati aktual do të përfundojë më 17 korrik, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në afatin e paraparë me ligj.
Netanyahu ka konfirmuar se do të garojë sërish për postin e kryeministrit, duke deklaruar se synon fitoren në zgjedhje.
Qeveria aktuale, e drejtuar nga një koalicion i krahut të djathtë, pritet të përballet me sfida të mëdha politike gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa Netanyahu ka shprehur synimin për krijimin e një qeverie më të gjerë pas zgjedhjeve.




