Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Gjini ka vlerësuar marrëdhëniet me Izraelin si të rëndësishme dhe strategjike, duke falënderuar për mbështetjen në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.




