Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit.
Kryetari i degës, Burim Krasniqi, ka konfirmuar se dega ka dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, me kërkesë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
“Dega jonë në Rahovec ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të gjitha strukturat e LDK-së, nga nëndegët deri në nivelin qendror, për shkak të rezultatit jo të mirë zgjedhor. Dega jonë ka dhënë nënshkrimet”, ka deklaruar Krasniqi.
I pyetur nëse nënshkrimet do të dorëzohen nesër, ai u shpreh se kjo është e mundur.
“Mund të ndodhë që t’i dorëzojmë nesër”, tha Krasniqi.




