Projekti i ri i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në Prizren po vazhdon të marrë formë çdo ditë e më shumë.
Sipas themeluesit të shoqatës, Halil Kastrati, në këtë kompleks do të përfshihen një qendër ditore për të moshuar, bujtinë për studentë, kuzhinë humanitare, amfiteatër dhe selia qendrore e shoqatës.
Kastrati ka falënderuar të gjithë bamirësit që po kontribuojnë në realizimin e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një ëndërr që po shndërrohet në realitet.




