Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me situatën politike dhe procesin e formimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Ajo ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mundësi që të formojë Kuvendin dhe Qeverinë, ndërsa ka ngritur dyshime se vonesat mund të lidhen me përgatitjen për zgjedhje të reja në dhjetor.
Ymeri ka kritikuar qasjen e Kurtit, duke thënë se përballë tij po shfaqen sfida të reja politike.




