Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar mos-thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit dhe vonesat në krijimin e institucioneve të reja.
Ai ka vlerësuar se arsyetimi se partive politike duhet t’u lihet më shumë kohë për negociata është i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, duke theksuar se bisedimet mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit.
Kryeziu ka kritikuar edhe partitë opozitare për mungesë të veprimeve konkrete për përshpejtimin e këtij procesi.
Sipas tij, zvarritja e vazhdueshme po dëmton funksionimin institucional dhe po krijon perceptimin se klasa politike nuk po arrin të përmbushë përgjegjësitë për ndërtimin e institucioneve funksionale.




