Drejtori Rajonal i Policisë në Pejë, Nënkolonel Agron Hasanaj, ka zhvilluar takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, Komanda Shumëkombëshe–Perëndim, Kolonel Federico Mora, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe koordinimi në fushën e sigurisë në rajonin e Pejës.
Hasanaj falënderoi Kolonel Morën për bashkëpunimin profesional dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.
Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.





