Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës, Ragnar Almqvist, pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda.
Kurti e ka vlerësuar Irlandën si një shtet mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e saj të vazhdueshme, përfshirë kontributin në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it.
Gjatë takimit, ai theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian, duke nënvizuar reformat e ndërmarra dhe synimin për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.




