Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se opozita ka dorëzuar kërkesën për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq.
Sipas Kamberit, nisma është mbështetur nga 53 deputetë të opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Paunoviqit pas deklaratave të saj lidhur me shqiptarët gjatë viteve ’90.
Ai theksoi se tani i takon kryeministrit Gjuro Macut të vendosë nëse do ta procedojë kërkesën për shkarkim në Kuvend, duke shtuar se refuzimi do të nënkuptonte përgjegjësi politike për vazhdimin e mandatit të ministres.
Kamberi kritikoi gjithashtu partitë e pakicave që janë pjesë e qeverisë serbe, duke thënë se ato nuk e mbështetën këtë iniciativë.





