Kosova e ka dorëzuar në afatin e fundit raportin për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Pas pranimit të raportit, Komisioni Evropian do të vlerësojë progresin e reformave dhe, mbi këtë bazë, do të vendosë për lëshimin e fondeve përkatëse.
Deri tani, Kosova ka përfituar vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, ndërsa ende nuk ka marrë pagesa të rregullta nga ky mekanizëm.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ka një vlerë prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, ndërsa Kosovës i janë ndarë rreth 882.6 milionë euro, të cilat varen nga përmbushja e reformave të kërkuara./EO/




