Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël.
Sipas Policisë së Shqipërisë, automjeti që drejtohej nga i riu me inicialet K.B. ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij.
“Automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.




