Raportimet mediale për një marrëveshje të mundshme mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për themelimin e institucioneve të reja kanë nxitur reagime nga zyrtarë të LDK-së.
Anëtari i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar për “Front Online” se nuk ka asnjë informacion që do t’i konfirmonte këto pretendime.
Sipas tij, deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar apo zhvillim që do të dëshmonte për një bashkëpunim të tillë mes dy subjekteve politike.




