Një nga figurat e njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka kritikuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar reflektim pas rezultateve të fundit zgjedhore.
Përmes një postimi, Beqiri ka kërkuar përgjegjësi nga udhëheqja e LDK-së dhe ka thënë se partia duhet të shkojë në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet.
“Mjaft më me farsa, fjalë boshe, dekorime dhe dekorata për humbjet tona, për vendin e tretë (tri herë radhazi). Duhet kurajo, guxim dhe gajret me e pranu humbjen”, ka shkruar Beqiri.
Ai ka theksuar se sipas tij, në LDK ekziston një standard që kryetari të largohet pas humbjeve zgjedhore, duke shtuar se “LDK nuk është pronë private”.




