Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar tatimpaguesit për rëndësinë e mbajtjes dhe deklarimit të saktë të librave tatimorë, duke theksuar se kjo kontribuon në transparencë, rregullsi dhe përmbushjen e drejtë të obligimeve tatimore.
ATK u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që deklarimet t’i kryejnë në kohë përmes Sistemit Elektronik EDI, në përputhje me periudhën përkatëse të deklarimit, në mënyrë që të respektohen obligimet ligjore dhe të shmangen vonesat apo penalitetet.




