Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë sezonit të verës dhe ahengjeve familjare të festojnë me përgjegjësi, duke shmangur përdorimin e armëve dhe sjelljet që rrezikojnë sigurinë.
Policia thekson se gjuajtja me armë zjarri nëpër festa përbën vepër penale dhe rrezikon jetën e qytetarëve. Gjithashtu, apelon për respektimin e rregullave të trafikut, shmangien e bllokimit të rrugëve dhe daljes nga dritaret apo çatitë e veturave gjatë lëvizjes në kolona.
Njëkohësisht, qytetarët ftohen të respektojnë qetësinë publike dhe kufizimet ligjore për zhurmën gjatë orëve të vona, me qëllim që festat të kalojnë të sigurta dhe pa incidente.




